Gjykata cakton një muaj paraburgim për ish-policin serb

83
Sigal

Ish-policit serb, Dejan Pantiç i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e këtij institucioni, Mirlinda Gashi për Radio Evropa e Lirë.

Pantiç u arrestua më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.

Serbët lokalë ngritën gjashtë barrikada në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok në ditën e arrestimit të tij.

Pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.