Gjermani, Michael Roesch përmbush ëndrrën e tij për në Lojërat Olimpike përmes financimit online

635
Michael Roesch nuk i njeh të gjithë mbështetësit e tij, por ai u është mirënjohës për çdo kontribut që ata kanë dhënë duke e ndihmuar atë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, në Pyeongchang.
Roesch ka arritur të mbledhë më shumë se 28 000 franga zvicerane (28 500 dollarë) nëpërmjet “crowdfunding” financimit online duke i mundësuar atij të konkurrojë në Korenë e Jugut për Belgjikën në Lojrat Olimpike për herë të dytë, 12 vjet pas fitores së medaljes së artë në Biathlon për Gjermaninë në Torino.
Biathlon është një sport i shtrenjtë që nuk mund të përballohet nëse nuk mbështetet nga një federatë e fuqishme.
Gjatë sezonit shpenzohen rreth 60 000 euro (71 600 dollarë) dhe në mungesë të sponsorëve të mëdhenj Roesch iu desh të gjente mënyrën për të përmbushur ëndrrën e tij për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Videoja e tij në platformën “crowdfunding” “Unë besoj tek ju” u mbështet nga shumë persona duke grumbulluar mbi 20 000 euro.
12 vjet më parë ai ishte ylli i ri i Biathlonit të Gjermanisë, duke marrë medaljen e artë në Torino dhe i adhuruar nga shumë tifozë për shkak të paraqitjes së tij jokonformiste.
Gjithashtu, ai ka marrë tre medalje bronzi në garat “Rele” dhe dy fitore në garat e Kampionatit Botëror.
Por më pas, rezultatet modeste, vetëvlerësimi, mungesa e pranimit të kritikave dhe problemet e jetës së tij private ishin ndër faktorët kryesorë që ndikuan në rënien e tij në klasifikim duke humbur mundësinë për të përfaqësuar ekipin gjerman, përfshirë edhe Lojërat Olimpike të vitit 2010.
Roesch kishte vendosur të konkurronte për Belgjikën, por procedurat u zvarritën deri në fillim të vitit 2014, duke e detyruar atë që të humbiste edhe Lojrat Olimpike Dimërore të Soçit.
Tani një muaj përpara Lojërave Olimpike në garat gjermane të Kupës Botërore në Oberhof dhe Ruhpolding, Roesch shpreson të arrijë në 15 finalistët e parë.
Sigal