Fytyra e Trump do të gdhendet në akullnajë

511
Një grup ambientalistësh kanë gjetur një mënyrë tejet interesante për të shfaqur fenomenin e ngrohjes globale, dhe pasojat nga ajo.
Ky grup ka mbledhur gjysmë milionë dollarë me një qëllim- që të gdhendin në akullnajë fytyrën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ata kanë planifikuar që ta shfaqin ndikimin e ngrohjes globale, duke e paraqitur shkrirjen e skulpturës në transmetim direkt.
Kështu shpresojnë se do ta ilustrojnë rrezikun nga ngrohja globale, duke parë sa shpejt skulptura do të shkrihet, raporton The Indepedent.
Trump është njëri nga mohuesit e ngrohjes globale, gjatë fushatës zgjedhore ai kishte thënë se ndryshimi i temperaturave në botë është “zmadhim”.
Sigal