FRONTEX: Më pak emigrantë sirianë mbërritën në Greqi në dhjetor 2015

382
Përqindja e emigrantëve të deklaruar sirianë ndërmjet refugjatëve që mbërritën në ishujt grekë ra në mënyrë të konsiderueshme gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, sipas Agjencisë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional të Kufijve të Jashtëm (FRONTEX).
“Në dhjetor 2015, numri i sirianëve ra në 39 për qind, nga 59 për qind që ishte gjatë gjithë vitit”, deklaroi kjo agjenci. “Me rritjen e pranisë së FRONTEX-it dhe të personalit grek u vu re edhe një përmirësim në regjistrimin e migrantëve”, shtoi ajo.
“Ndërkohë, numri i irakianëve u rrit në dhjetor deri në dyfishin e mbërritjeve të tyre përgjatë tetorit dhe nëntorit. Afganët ishin mes një të katërtës dhe një të tretës së numrit të përgjithshëm të migrantëve, të identifikuar në kufijt grekë”, theksoi FRONTEX.
Sigal