Frikë nga arratia, prangoset ish-ministri i Transportit të Maqedonisë

430
Sigal

Arrestohet ish-ministri i Transportit të Maqedonisë Mile Janakieski dhe ish-sekretari i qeverisë Kiril Bozinovski. Ata janë arrestuar mbrëmë me kërkesë të prokurorisë speciale dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale.

Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Gruevskit dhe për të shmangur një largim të tyre policia i ka çuar pas hekurave.

Ish Ministri Maqedoni

Të dy të arrestuarit janë nën hetim për çështjen “Talir” dhe janë akuzuar në disa raste të tjera që përfshirë “Titanikun”, për të cilin është caktuar një seancë dëgjimore në ora 9.30. Mile Janakieski dje tha se nuk e përkrah ikjen e Gruevskit.