Francë/ Vidhnin bizhu të shtrenjta. Një ushtri për çmontimin e bandës shqiptare

529
Sigal

Xhandarmëria franceze thotë se ka arritur të çmontojë një grup që merrej me grabitjen e bizhuterive të shtrenjta në Francë dhe Belgjikë gjatë 18 muajve të fundit.

Portali 20minutes raporton se grupi ka shitur të paktën 330 mijë euro bizhuteri të vjedhura në 33 raste.

Dhjetë personat e arrestuar së fundmi janë nga Shqipëria dhe Çeçenia

Kurse grupi i parë prej 5 shqiptarësh ishte arrestuar më herët.

Ata ishin të lidhur me një argjendar me origjinë nga Rusia, që luante rolin e koleksionistit.

Portali shkruan se për aksionin u mobilizuan 110 ushtarë. Ata zbuluan gjatë kontrolleve një shufër argjendi me vlerë 7500 euro, monedha ari, më shumë se 300 xhevahirë, mbi 14 mijë euro para të gatshme, një Mini Cooper dhe mbi 26 mijë euro në llogari të ndryshme bankare.