Policia gjermane i bën lutje hajdutëve pas grabitjes më të madhe në botë, 1 miliardë euro

652
foto ilustruese
Sigal

Policia gjermane u ka bërë publikisht një lutje hajdutëve të cilët vodhën stoli me vlerë 1 miliardë dollarë nga një muze.

Lutja ndaj hajdutëve është që të bëjnë ç’është e mundur që të mos i shkrijnë objektet me vlerë, por t’i mbajnë ashtu siç janë.

Hajdutët arritën të futen në orët e para të mëngjesit në brendësi të një muzeu në Dresden të Gjermanisë, pasi fikën sistemin e energjisë elektrike, duke çaktivizuar alarmet.

Pas hynë nga një dritare, ata shkuan vetëm te vitrina e muzeut ku mbaheshin stoli të lashta, diamante e gurë të çmuar, me vlera historike e që në total shkonin në 1 miliardë dollarë.

Kjo është grabitja më e madhe në botë që është shënaur deri më sot. Hajdutët janë filmuar nga kamerat por ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e tyre.