Francë/ Treni përplaset me pemën që kishte rënë mbi shina, 12 të plagosur

12 persona janë plagosur në jug të Francës si pasojë e rënies së një peme në shinat e trenit. Aksidenti ka ndodhur në Saint-Aunes, mes qyteteve Nimes dhe Montpeller , ku treni është përplasur me pemën që kishte rënë mbi shina për shkak të një stuhie që kishte përfshirë zonën. Mediat vendase bëjnë të ditur se dy pasagjerë kanë marrë plagë të rënda , ndërsa 10 të tjerë janë lënduar lehtë.
NOA