Aktorja e njohur dhuron 1 milion dollarë për të prekurit nga stuhia në Hjuston

437
Uragani Harvey gjunjëzon Teksasin. Hjustoni është përfshirë nga stuhia më e madhe në historinë e shtetit të Teksasit. Shiu që përmbyti qytetin në një javë është sa shiu i një viti. Ndërkohë që numri i të vdekurve ka shkuar në tridhjetë.
Qindra rrugë u mbyllën në të gjithë qytetin, shtëpitë dhe spitalet u evakuuan dhe mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike. Shumë personazhe të njohur kanë dhuruar para në ndihmë të të prekurve nga uragani.
Aktorja me famë ndërkombëtare ka dhuruar një milion dollarë në ndihmë të viktimave të stuhisë tropikale shkruan bbc. Donacioni i saj i është dhënë Kryqit të Kuq amerikan në përpjekje për të ndihmuar ata të prekur nga përmbytjet katastrofike dhe shkatërrimet.
Gjithashtu edhe Kim Kardashian i ka dhuruar Kryqit të Kuq 500 mijë dollarë. Të tjerë personazhe që dhuruan para janë Chris Brown 100 mijë dollarë, Kevin Hart 50 mijë dollarë, Nicki Minaj 25 mijë dollarë.
Sigal