FOTOLAJM/ Tensionet me Serbinë, Kurti dhe Svelça vizitojnë Mitrovicën e Veriut

121
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot pas disa ditësh tensione të mëdha, Mitrovicën e Veriut.

Ai është shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai ka shkuar të takojë policët që ndodhen në veri. Në fakt kjo vizitë e befasishme e Kurtit në veri të Kosovës është paksa e dyshimtë, për shkak se nuk ka pasur një njoftim nga qeveria e Kosovës.

Disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, Kurti shihet teksa bisedon me zyrtarë policorë.

Lidhur me tensionet në veri, të hënën, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ndër tjerash, Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna.