Dy luftanije japoneze i bashkohen flotës amerikane në gadishullin korean

455
Dy luftanije japoneze i janë bashkuar flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “USS Carl Vinson”, e cila prej disa ditësh ndodhet pranë Koresë së Veriut, ndërsa shtetit diktatorial po përgatitet të festojë 85-vjetorin e themelimit të ushtrisë javën e ardhshme.
Luftanijet japoneze ‘Ashigara’ dhe ‘Samidare’ lanë bazën e Sasebo dhe iu bashkuan marinës amerikane, raporton media japoneze NHK. Stërvitja e përbashkët shihet si një shfaqje e forcës ndaj Koresë së Veriut.
Në një kohë që tensionet janë rritur në gadishullin korean, disa media amerikane raportojnë se SHBA ka nisur drejt gadishullit edhe 2 aeroplanmbajtëse të tjera që pritet të mbërrijnë javën e ardhshme. Me një demonstrim masiv të fuqisë së saj ushtarake, javën e kaluar Koreja e Veriut festoi “Ditën e Diellit” në të cilën 105 vjet më parë lindi themeluesi i vendit, Kim Il Sung.
SHBA i ka bërë thirrje Koresë së Veriut të mos ndërmarrë prova të reja bërthamore.
“Koreja e Veriut përbën problem. Një problem që do të zgjidhet,” tha Presidenti amerikan, Donald Trump, pas testeve bërthamore të Koresë së Veriut.
Sigal