FOTO/ Zjarr i madh në një qendër sportive në Korenë e Jugut, 18 të vdekur

443
Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një zjarri të rënë në një qendër sportive në Korenë e Jugut.
Zjarri, që nisi në bodrumin e një ndërtese 8-katëshe, ra në qytetin jugor të Jecheon.
Pamjet tregojnë shtëllunga të mëdha tymi, pasi zjarri, i cili u shua kryesisht, kishte mbuluar të gjithë ndërtesën.
Shumica e viktimave u gjetën në një sauna të katit të dytë. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të shtohet, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë kërkimin e tyre për të mbijetuarit.
Rreth 20 vetë u shpëtuan, dhe disa të mbijetuar u dërguan menjëherë në spital për t’u trajtuar.
Plot 60 zjarrfikës morën pjesë në këtë operacion, 169 km në juglindje të Seulit. Tymi i madh vazhdon ende të pengojë operacionet e kërkim-shpëtimit, thonë autoritetet.
Sigal