Të vrarë të shumtë, pas shkëmbimit të zjarrit mes Izraelit dhe të ashtuquajturit Shteti Islamik

433
Sigal

Një numër i madh luftëtarësh të ISIS kanë mbetur të vrarë pas shkëmbimit të zjarrit mes përleshjeve të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Kjo është përleshja e parë e regjistruar të dielën në jug të Golan Heights. Asnjë ushtar izraelit nuk ka mbetur i plagosur.

Disa predha mortaje shpërthyen pas shkëmbimit të shkurtër të zjarrit nga Brigada “Golani IDF”, pasi forca ajrore izraelite zbuloi një makinë të armatosur me mitraloz të rëndë.

Forcat ajrore bombarduan menjëherë makinë dhe katër persona mendohet të jenë vrarë, sipas gazetës izraelite “Haaretz”.

Një oficer i lartë ushtarak tha se makina që mbante mitraloz ishte disa qindra metra nga kufiri.