FOTO/ Përmbytje në Francë/ Parisi i mbuluar nga uji, rrezikohet muzeu i Luvrit

543
Teksa niveli i lumit Sena vijon të rritet, kryeqyteti i Francës Parisi është në gjendje kritike pas përmbytjeve.
Sipas parashikimeve, Sena pritet të arrijë deri në lartësinë 6.2 metra, 4-5 metra më shumë se lartësia normale, shkruan France24.
Qindra njerëzve u është kërkuar që të largohen nga shtëpitë e tyre në Paris pas alarmit të përmbytjes. Ndërkohë që autoritetet po përgatiten të evakuojnë vepra arti të çmueshme nga Muzeu i Luvrit.
Megjithatë situata e përmbytjeve në kryeqytetin francez është larg dëmeve që u shkaktuan nga e ashtuquajtura “Përmbytja e Madhe” e vitit 1910, kur Sena arriti lartësinë 8.62 metra, duke detyruar parisienë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Sigal