FOTO LAJM/ Flamuri shqiptar në karuselin gjigand të Parisit

428
Gjithmonë jemi ndier krenar për flamurin tonë, e ku ai valëvitet edhe në evente të rëndësishme na bën të kthejmë kokën e të risjellin në kujtesë vitet e lëna pas. Padiskutim të gjithë shqiptarët që banojnë në Paris, apo edhe ata që janë aty për turizëm, duhet të jenë ndier krenarë teksa kanë parë në karuselin gjigand në Place de la Concorde flamurin shqiptar. Stampimi i flamurit ndodh në kuadër të një eventi tepër të rëndësishëm të botës së sportit, i cili është kampionati europian i futbollit. Në kuadër të atmosferës së nisjes së kampionatit që do të zhvillohet në Francë, kabinat e karuselit “Ferris Wheel” janë dekoruar me imazhet e disa modelëve, në fytyrat e së cilëve janë pikturuar flamujt e vendeve pjesëmarrëse në kampionatin Euro 2016.
Sigal