FOTO/ Kim Jong-Un mban premtimin? Hedh në erë vendin e testimeve bërthamore në Kore të Veriut

634
Sigal

Korea e Veriut pretendon se ka çmontuar bazën e vet të testimit bërthamor, duke shpërthyer eksplozivë dhe duke rrëzuar hyrjet e saj përpara ekipeve televizive ndërkombëtare.

“Hipëm mbi mal dhe pamë detonimin nga rreth 500 metra larg pasi numëruan deri më tre,” raportojnë korrespondentët ndërkombëtarë.

“Shpërthimi ishte aq i madh sa ndjehej kudo. Pluhur i madh erdhi drejt nesh dhe po ashtu mundëm të ndjenim nxehtësinë,” thanë ata.

HBMW3ZC7EMI6RJFEYBYO6U7TCU

Ky gjest kishte si qëllim përforcimin e premtimit të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për të ndaluar testet bërthamore para samitit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që pritet të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Me gjithë dëshirën e Koresë së Veriut për të mbyllur vendin, ende vazhdon një luftë fjalësh mes Penianit dhe Uashingtonit, me të dyja palët që kërcënojnë shtyrjen ose anulimin e takimit.