FOTO/ Itali, makina përplas për vdekje grupin e turistëve gjermanë, humbin jetën gjashtë prej tyre

444
Sigal

Gjashtë persona humbën jetën dhe njëmbëdhjetë të tjerë u plagosën në një aksident tragjik rrugor në Lutago, Itali.

Nga të plagosurit tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë dhe menjëherë pas aksidentit një grua është dërguar me urgjencë me helikopter në Austri.

Ngjarja ndodhi diku rreth orës 01:15, ku një makinë me shpejtësi të lartë goditi një grup njerëzish në buzë të rrugës, të cilët ishin të gjithë turistë të rinj gjermanë.

Policia italiane arrestoi shoferin e makinës, një 28-vjecar i cili kishte qenë në gjendje të dehur.

Nuk dihet ende si ka ndodhur saktësisht ngjarja por media italiane raportojnë se pasi kaluan mbrëmjen në një klub, grupi i turistëve gjermanë ndodhej pranë një autobusi turistik kur u godit nga një makinë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.