SHBA/ Niveli i papunësisë më i ulëti në 50 vjet, 263,000 vende të reja në prill

501
Sigal

Ritmet e ekonomisë në SHBA duket se sjellin lajme të mira duke pësuar rritje, shkruan New York Times.

Norma e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rënë pranë 3.6% gjatë Prillit, që është edhe niveli më i ulët në gjysmë shekulli.

Të dhënat flasin për një rritje të ndjeshme të punësimit të muajit që sapo lamë pas. Sipas Departamentit të Punës bëhet fjalë për 263 mijë vende të reja pune gjatë muajit, bindshëm përtej pritshmërive të tregjeve dhe analistëve.

Norma e papunësisë ka zbritur pranë nivelit më të ulët që prej Dhjetorit të vitit 1969. Por, pavarësisht këtyre të dhënave, rritja e pagave nuk është në hapin e duhur, dhe nën pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve.

Rënia e ndjeshme e normës së papunësisë vjen edhe falë ritmit më të lartë në 1 vit e gjysmë të largimit të njerëzve nga tregu i punës.

Të dhënat i japin mbështetje kështu Rezervës Federale dhe vendimit më të fundit për të mbajtur të pandryshuara normat e interesit.

Rezerva Federale gjithashtu sinjalizoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë së shpejti. Sipas Jerome Powell, ekonomia amerikane është diçka më mirë se sa pritej.

Ekonomia amerikane do të shënojë 10 vite zgjerim në korrik, që është edhe seria më e gjatë e regjistruar ndonjëherë.

Tregu i punës ka nevojë të krijojë mbi 100 mijë vende pune në muaj që të ruajë ritmin e rritjes ekonomike.

ImageImage