Flet mikesha e çiftit që u vra në Australi: E tmerrshme sesi babai bëri plane për të ekzekutuar vajzën e tij

857
Sigal

Një tjetër krim i rëndë në Australi ka tronditur vendin. Shqiptarët Lindita dhe Veton Musai mbetën të vdekur ditën e parë të vitit 2020, pasi u qëlluan me armë nga Osman Shaptafa, ky i fundit është babai i 25-vjeçares.

Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe një mike e çiftit, e cila ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku rrëfen sesi i njihte viktimat.

Ndër të tjerat ajo ka theksuar se Osman Shaptafa kërcënonte nënën e 25-vjeçares se do ta lëndonte aty ku i dhemb më shumë.

Mesazhi i mikeshës:

Pershendetje JOQ! Doja te tregoja se cifti i vràre ketu ne Australi ishte nje nga ciftet me te bukur qe me kishin pare syte. Ishin aq shume te dashuruar me njeri tjetrin sa dukej si ato dashurit e medha qe veshtire egzistojne.

Mbi te gjithe shume te sjellshem dhe te edukuar. Nusen e vjerra e quante bija dhe si te ishte vajza qe ata nuk e kishin kurre ngjanin. Lindita eshte rritur pa babain pasi prinderit jane divorcuar heret.

Ai nuk u kujtua kurr per femijet me pare, por kohet e fundit kishte kercenuar nenen e Lindites qe do te lèndoj aty ku te dhemb me shume. Ata kan patur friken e vllait te lindites dhe e kane ruajtur, por qe ai do vriste gocen nuk e kishin menduar! Eshte e tmerrshme se si nje baba ben plane per te vràre femijen e ti, nuk ka qen moment nxehtesie. Jemi te gjithe te shokuar, nuk na hiqen nga mendja.

Zoti i meshirofte te dy . Na ka rene rasti qe ne festa te jemi dhe ne nje tavoline. Hallen e djalit e kam shume te afert me eshte gjendur si ne vend te nenes ketu dhe fjalet e asaj per ata te dy kan qene gjithmone me te vecanta dhe dashamirese.

Gjithmone i veconte nga te tjeret. Kam pare foto dhe vidjo nga propozimi per martes, nga fejesa, dasma… I kane bere te gjitha shume te bukura. Ato jane njohur bashke qe femije.”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e datës 31 dhjetor në Melbourne të Australisë, ku një çift i ri shqiptarësh është vrárë me ármë zjarri nga babai i vajzës.

Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar për vdékje para shtëpisë së tyre. Pas aktit të rëndë, Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste véten.