Merr fund arratia 23-vjeçare e vrasësit nga Kukësi që fshihej në Angli, u zbulua pas publikimit të një video në YouTube duke luajtur futboll

494
Sigal

Ka marrë fund arratia 23-vjeçare e një vrasësi shqiptar që fshihej në Angli. skuadra e ekstradimeve në policinë metropolitane londineze ka mundur të arrestojë vrasësin Dëfrim Isiberi. Isiberi ishte listuar nga Interpol Tirana si një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë.

Në vitin 1997, te hotel “Gjallica” në Kukës ai goditi, me armë për vdekje një roje sigurie, i cili disa muaj më pas ndërroi jetë në spital. Dëfrim Isiberi në vitin 1997 , do të futej ilegalisht në Angli ndërkohë që drejtësia shqiptare e dënoi në mungesë me 20 vite burg.

Policia britanike për kapjen e tij kërkoi edhe ndihmën e publikut përmes programit televiziv Crimewatch në BBC1. Megjithëse në kërkim nga drejtësia shqiptare, Dëfrim Isiberi në vitin 2011 kishte postuar një video në YouTube duke luajtur futboll.