Familja shqiptare ngre në këmbë italianët, policia dhe pesë ambulanca në vendngjarje

560
Sigal

Gjashtë anëtarë të një familje shqiptare kanë ngritur në këmbë autoritetet italiane mbrëmjen e 31 dhjetorit.

Siç raportojnë mediat italiane, 6 persona po ziheshin e po rriheshin natën e Vitit të Ri në zonën e Piazza della Repubblica.

5 ambulanca, karabinierët dhe policët e bashkisë kanë ndërhyrë për të rikthyer qetësinë dhe sigurinë në zonë. Nga hetimet paraprake, sherri që ndodhi për shkak të një zënke familjare.

Sherri nisi vetëm gjysmë ore para ndërrimit të viteve, ndërsa gjashtë personat e përfshirë janë të gjithë me origjinë shqiptare, përfshirë një grua shtatzënë.

Disa kalimtarë të rastit panë atë që po ndodhte dhe të alarmuar lajmëruan forcat e sigurisë në Piazza della Repubblica. Pesë ambulanca erdhën në vendngjarje dhe transportuan të lënduarit në spital.