Llava e vullkanit La Palma arrin në Oqeanin Atlantik

182
Sigal

Lava nga një vullkan shpërthyes në ishullin spanjoll La Palma ka arritur në Oqeanin Atlantik, duke ngritur frikën e lëshimit të gazrave toksikë dhe shpërthimeve.

Mediat e huaja kanë postuar pamjet nga shpërthimi ku duken retë e avullit të bardhë duke u rritur ndërsa një rrymë e nxehtë kontaktonte me ujin në zonën Playa Nueva.

Ndër të tjera rrezikohet që një gjë e tillë të shkaktojë një reaksion kimik që përfshin klorin, i cili mund të irritojë lëkurën dhe sytë dhe të ndikojë në frymëmarrje.

Ndërkohë deri më tani si pasojë e shpërthimit të vullkanit Cumbre Vieja në Ishujt Kanarie shpërtheu më 19 shtator, janë shkatërruar qindra shtëpi.

Rreth 6 mijë njerëz janë evakuuar, pasi lava përfshiu shtëpitë, shkollat dhe disa plantacione me banane.