Shqiptari vret kunatën dhe plagos vëllanë e tij në Gjermani

258
Sigal

Një ngjarje e rëndë me protagonist një kosovar 48-vjeçar ka tronditur Gjermaninë. Burri nga Ferizaj mbrëmjen e së shtunës ka vrarë kunatën dhe ka plagosur rëndë vëllain e tij. Dëshmitarë të ngjarjes tragjike ishin fëmijët. Tashmë është zbardhur edhe dëshmia e fqinjëve.

48-vjeçari nga Kosova i mori jetën kunatës 33 vjeçare, e plagosi rëndë vëllain e tij 38 vjeçare në Lohne të Bielefeldit.

Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek banesa ku kishte jetuar ai mw parw me familjen e tij. Aty kishte takuar edhe vëllain me gruan e tij që kishin shkuar per vizite tek ish-bashkëshortja e autorit.

48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilën edhe bëri krimin. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, kishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin. Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke thirrur edhe policinë e ambulancën.

Njëri nga fëmijët e tij ia mori armën nga duart dhe e hodhi jashtë ndërtesës.

Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia. Po ashtu, në momentin e arrestimit edhe autori ishte plagosur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.
Tashmë është zbardhur edhe dëshmia e fqinjit që ka marrë në mbrojtje fëmijët.

“Dëgjova dy të shtëna dhe gati sa nuk rashë nga karrigia. Fëmijët bërtisnin me të madhe. Në atë moment unë thjesht reagova dhe thirra ekipet e shpëtimit. Kur zbrita në korridor, fëmijët erdhën duke bërtitur drejt meje. Njeriu me origjinë shqiptare u çmend plotësisht. Fëmijët duhet ta kenë ndalur atë dhe e kanë hedhur armën në një livadh para shtëpisë”, ka thënë ai.

“Unë isha i frikësuar dhe dridhesha”, tha fqinji.