Fishekzjarre dhe shishe, ja çfarë ndodh me protestat në Shkup

Mbrëmjen e sotme Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut është sulmuar me fishekzjarre nga ana e protestuesve të cilët kanë kundërshtuar propozimin francez mbi një mundësi sa i takon hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Demonstruesit që protestuan para Qeverisë janë drejtuar drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kuvendit të Maqedonisë.

Sigal

Ata hodhën pishtarë, letra higjienike, shishe, fishekzjarre në drejtim të Ministrisë.

Përballë MPJ-së ndodhet një kordon policor.