Finlanda i komunikoi vendimin për anëtarësimin në NATO/ Putin reagon ashpër: Po bëni një gabim të madh!

140
Sigal

Teksa Rusia vazhdon kërcënimet për nisjen e një pushtimi, Finlanda duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO.

Sauli Niinisto, presidenti i Finlandës, njoftoi ditën e sotme se e kishte telefonuar Presidentin rus Vladimir Putin me të cilin kishte zhvilluar dhe një bisedë lidhur çështjen e anëtarësimit të Finlandës në NATO. Ai deklaroi se e njoftoi homologun rus për hapat që shteti i tij do të ndërmarrë, ndërsa nuk dha detaje se si e priti Putin këtë lajm.

Megjithatë, sipas medieve britanike Vladimir Putin i është drejtuar atij duke i than se po bën një gabim të madh, ndërsa tentoi ta bindte se Rusia nuk përbën asnjë ‘kërcënim sigurie’ në telefonatën e zhvilluar mëngjesin e sotëm.

Rusia ndan një kufi disa kilometërsh me Finlandën, dhe me anëtarësimi e shteti në NATO, Putin do përballej me të njëjtën situatë si me Ukrainën. Ai ka kërcënuar se nëse kjo ndodh Finlanda duhet të përgatitet për luftë.