Fillon mbyllja të gjitha shkollave, Britania bën kthesë

353
Sigal

Mbretëria e Bashkuar, ka hyrë në një fazë të re, sa i përket luftës kundër koronavirusit.

Fillimisht kryeminisri Johnson, deklaroi se shkollat britanike nuk do të mbyllen dhe se një gjë e tillë mund të mos sillte ndonjë efekt. Por, ditën e sotme ai ka njoftuar se shkollat do të mbyllen të gjitha ditën e premte, për të ndalur përhapjen e koronavirusit.

Mbretëria e Bashkuar, ka qenë më e ngadaltë për të prezantuar masa radikale ndaj koronavirusit, duke u udhëhequr nga bindja se ky virus do të kthehet sërish dhe se është më mirë që qytetarët të infektohen dhe të krijohet “imuniteti i tufës”.

Në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndërruar jetë 104 persona si pasojë e koronavirusit.

Qeveritë në mbarë globin, po vijojnë të marrin masa më radikale, për të luftuar me virusin vdekjeprurës, që ka shkaktuar deri në këto momente 8,787 vdekje në rang global.