Protesta e opozitës në Kosovë, Limaj: Qeveria ka shkelur Kushtetutën, të largohet

457
Mijëra mbështetës të opozitës janë mbledhur para godinës së qeverisë duke kërkuar largimin e qeverisë.
Ora 15: 08 Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me ngjyrë dhe gure drejt objektit të Qeverisë së Kosovës. Në këtë momente ka tension.
Ora 15:00 Disa protestues hodhën kapsolla dhe gurë në drejtim të godinës qeveritare. Disa organizatorë bëjnë thirrje për të ndaluar këto veprime
Ora 14: 50 Liderët e opozitës po mbajnë fjalimet e tyre.
Fatmir Limaj: Qeveria ka shkelur Kushtetutën. Largohu qeveri që ke bërë Pazar me sovranitetin tonë. Nëse ju refuzoni të jepni llogari për shkelje të Kushtetutës ne refuzojmë që t’ju lejojmë të qeverisni republikën tonë. Sot ka rënë qeveria. Kërkojmë zgjedhje të lira. Duam të mbrojmë Kushtetutën tonë.
Ramush Haradinaj: Ikni që të bëhet Kosova. Kanë bërë që në Kosovë të ndalet korrupsioni. Largohuni se nuk duam të ikim azil por duam të bëjmë vendin tonë. Ikni që ta kemi Kosovën me ushtri e jo pa ushtri si sot. Ikni që të kemi shtet me sovranitet dhe me kufij. Ikni se populli s’ju duron më
Sigal