Facebook ndryshon emrin, tashmë do quhet ‘Meta’

Facebook ka njoftuar zyrtarisht se ka ndryshuar emrin. 

Platforma më e madhe e rrjeteve sociale në botë tashmë do të quhet ‘Meta’, si pjesë e një riorganizimi të madh të kompanisë.

Sigal

Një vendim i tillë u njoftua gjatë konferencës vjetore të Facebook nga Mark Zuckerberg, i cili tha se kompania do të përfshinte më mirë atë që firma bën.

Shefi i gjigandit të teknologjisë tha se ndryshimi do të bashkonte aplikacionet dhe teknologjitë e tij të ndryshme nën një markë të re.

Emri i ri ‘Meta-verse’, i referohet gjerësisht idesë së një mjedisi virtual të përbashkët, i cili mund të aksesohet nga njerëz që përdorin pajisje të ndryshme komunikimi.

Gjithashtu, kompania zbuloi edhe logon e re në selinë e saj në Menlo Park, Kaliforni, duke zëvendësuar logon ‘Like’ me gishtin lart me një fjongo blu (simbol i infinit).