Facebook, hiqen rreth 2 milion postime që lidhen me Isis dhe Al Qaeda

553
Në tremujorin e parë të 2018 Facebook ka gjetur 1.9 milion postime që lidhen me Isis dhe Al Qaeda, rreth dyfishi i tremujorit paraardhës.
Ashtu siç shpjegon shoqëria në një njoftim, pjesa më e madhe e postimeve janë hequr nga rrjeti social, ndërsa të tjerat janë shënuar vetëm me një paralajmërim.
Pas rastit Cambridge Analitica, kompania për herë të parë bëri përkufizimin e saj të terrorizmit: ’Kushdo organizatë jo qeveritare që impenjohet në akte dhune kundër njerëzimit apo personave, një qeveri apo një organizatë ndërkombëtare, për të arritur një qëllim politik, fetar apo ideologjik’, thuhet në një postim të bërë nga Monica Bickert, zëvendës presidente e çështjeve politike globale dhe Brian Fishman, shefi i politikave për kontrastet e terrorizmit.
Sigal