Erdogan premton rikthimin e dënimit me vdekje

465
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka vazhduar akuzat ndaj Bashkimit Europian, duke thënë se Turqia duhet të shkojë drejt rrugës së vet.

Ai ka premtuar se do të kthejë në fuqi ligjin për dënimin me vdekje, nëse e kalon parlamenti. Erdogan, ka qenë pjesë e ceremonisë përkujtimore për 250 personat që kanë vdekur gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti vitin e kaluar.

Ai e ka akuzuar Bashkimin Europian gjatë fjalimit përpara pallatit presidencial në Ankara, se nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna.

Erdogan ka thënë se do të miratonte pa hezitim dënimin me vdekje, nëse parlamenti do të votonte për ta kthyer në fuqi.
Sigal