EMRI/ I dënuar për trafik ndërkombëtar droge, shqiptari arrestohet në Brazil

338
Sigal

Shaqir (Hektor) Nikolli, është arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet braziliane në San Paulo.

Mediat braziliane, shkruajnë se 45-vjeçar akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Shqiptari është arrestuar të mërkurën e javës së kaluar (20 Tetor)

Mësohet se Policia Federale, nëpërmjet Përfaqësisë Rajonale të Interpolit në Sao Paulo, me bashkëpunimin e DIVECAR/DEIC të 2-të të Policisë Civile të São Paulo, zbuluan dhe arrestuan të mërkurën 45-vjeçarin shqiptar, i cili kërkohej duke qenë se ishte pjesor i një organizate kriminale për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nikolli, që është dënuar me 10 vjet burg nga autoritetet franceze të drejtësisë, kërkohet edhe nga Maqedonia e Veriut. Arrestimi u krye në përputhje me urdhrin e paraburgimit, deri në mbyllje të procedurave të ekstradimit.

Kush është Shaqir Nikolli?

Shaqir Nikolli është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi më 1996 akuzohet për dy vrasje.

Personat mbetën të vrarë gjatë kohës që 45-vjeçari po tentonte të grabiste një autobus. Të vrarë mbetën  shtetasit Rasim Elezi dhe Asllan Meçe. Ai u arrestua në Vjenë në vitin 2011 me qëllim ekstradimin në vendin tonë, por që mesa duket ka arritur që të dalë nga burgu.

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Hektor Nikollin në 27.10.2009, për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e personave të tjerë.