EMRAT/ Kapen tre shqiptarët e rrezikshëm në Spanjë, akuzohen për trafik ndërkombëtar dro*e

180
Sigal

Policia Spanjolle ka arrestuar tre shqiptarët e rrezikshëm, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar kokaine.

Kreu i grupit u arrestua ë Valencia, ndërsa dy vëllezërit Enkel dhe Morel Kortelli,  përkatësisht 37 dhe 41 vjeç, të cilët akuzohen se janë përfshirë në një  atentat në Xhafzotaj të Durrësit, u kapën në një vilë luksoze në Montecolorado.

Si u kapën shqiptarët

Hetimi për kapjen e tre kriminelëve ndërkombëtarë, të përfshirë në trafikun e madh të kokainës nga Amerika e Jugut përmes rrugëve detare dhe porteve të ndryshme evropiane, nisi më 26 korrik, kur autoritetet policore italiane zbuluan se  të tre ishin fshehur në Spanjë, konkretisht në Valencia.

Që nga ai moment doli një urdhër arresti evropian dhe çështja i kaloi njësisë qendrore  kundër drogës dhe krimit të organizuar (Udyco) të Policisë Kombëtare, e cila përfshiu  Udyco-n në hetim nga Valencia . Pas hetimeve policia konstatua se ai që italianët e konsideronin bosin e madh fshihej në një  apartament të klasit të parë në rrugën Corts Valencianes, ndërsa dy të tjerët, të cilët janë gjithashtu vëllezër me njëri-tjetrin, u strehuan në një vilë Montecolorado, në Riba-roja, e cila ruhej nga qentë, shkruajnë mediat spanjolle.

asi u vërtetua se këto ishin shtëpitë e tyre, ata u vendosën në pranga. Për arrestimin e bosit në banesën Corts Valencianes, Udyco u vendosën në gatishmëri edhe agjentët e  grupit të sigurisë operacionale të Valencias (GOES) , ndërsa për arrestimin e dy vëllezërve, duke pasur parasysh që ruhej nga qentë dhe se të shumëkërkuarit mund të mbanin armë, agjentët e  Grupit të Operacioneve Speciale (GEO), njësia taktike elitare e Policisë Kombëtare, ndërhynë dhe bënë arrestimin e tyre.

Tentativa e vrasjes së kapos së bandës rivale dhe atentati në Xhafzotaj

Dy vëllezërit e kapur në Spanjë janë në kërkim nga autoritetet shqiptare për tentativën e vrasjes së një kapove të një bande rivale, i cili u qëllua  15 herë me automatik në vitin 2017.

Pavarësisht goditjeve nga kallashnikovi ai mundi të shpëtojë falë makinës së tij të blinduar. Ndërkaq, në fund të gushtit 2017 mbeti viktimë e një atentati Dashamir Gjoka, automjeti i të cilit u përplas nga dy vëllezërit në një rrugë në Xhafzotaj shumë pranë qytetit bregdetar të Durrësit.

Të tre të arrestuarit, dy prej të cilëve kishin  dokumente false, ku kapoja i tyre mbante  pasaportë rumune, Enkeli nuk kishte dokumente dhe vëllai i tij i madh,  Morel, kishte dy pasaporta të falsifikuara, njëra nga Maqedonia dhe tjetra nga Italia. Gjykata e Spanjës ka vendosur për ta ekstradimin për në Itali të të tre të arrestuarve ku edhe do të përballen me akuzat e ngritura ndaj tyre për trafik ndërkombëtar të kokainës.