Elon Musk e pranon: Ekonomia e ardhshme e Marsit do të përdorë kriptovalutën

394
Sigal

Elon Musk, shefi ekzekutiv i SpaceX dhe Tesla, kohët e fundit ra dakord me sugjerimin që një koloni njerëzore në Mars do të mbështetej në një kriptovalutë vetëm një javë pasi ndihmoi në rritjen e çmimit të dogecoin (lloj kriptovalute).

Musk shkroi në Twitter “po”, për një përdorues i cili sugjeroi Marscoin, projekti i kriptomonedhës që filloi në 2014 por ka rënë në vlerë që nga viti 2017, një projekt i nisur nga studiuesi i inteligjencës artificiale Lex Fridman, i cili kishte postuar në Twitter se një “ekonomi Marsi do të funksionojë me kriptovaluta. ”

Javën e kaluar, Musk ndryshoi bion e tij në Twitter : “Ish CEO i Dogecoin”, një kriptovalutë që filloi si një shaka, por fitoi popullaritet. Ai gjithashtu shkroi në Twitter, “Një fjalë: Doge”.

Çmimi i kriptovalutës u rrit më shumë se një e treta pas veprimeve të Musk në Twitter.

Musk ka deklaruar më parë se qëllimi i kompanisë së tij SpaceX është të dërgojë njerëz në Mars deri në vitin 2024 dhe se ata përfundimisht shpresojnë të krijojnë një “qytet të vetë-mbështetur në Mars sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kriptovaluta përbën fazën e fundit të zhvillimit teknologjik pas kompjuterit dhe internetit. Një sistem monetar jo më i bazuar në banka qendrore dhe banka të nivelit të dytë por i mbështetur tërësisht në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë (blockchain) që mundësojnë funksionimin e një sistemi të decentralizuar monetar. Ka kaq shumë mundësi që kriptovaluta mund të hapë për njerëzimin, saqë rasti konkret e tregon qartë, teksa Elon Musk po mendon të përdorë këtë teknologji për “pushtimin” e planetëve të tjerë. .