Britania i ‘shpall luftë’ ushqimeve të pashëndetshme

233
Sigal

Industria e ushqimit dhe pijeve ka paralajmëruar rezultate “shkatërruese” për konsumatorët dhe bizneset nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shkon përpara me planet për të kufizuar mënyrën se si supermarketet shesin dhe reklamojnë çokollatë, pije të gazuara dhe ushqime të tjera me shumë sheqer, kripë dhe yndyrë si pjesë ‘luftës. për të trajtuar problemin e mbipeshës së popullsisë. Rregullat e reja do të zbatohen për shitësit me pakicë në Angli me më shumë se 50 të punësuar dhe do të fillojnë në prill të 2022, tha Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në një deklaratë të hënën.

Dyqanet më të vogla se 2,000 metra katrorë dhe shitësit me pakicë të specializuar, që shesin çokollata dhe dyqane ëmbëlsirash, do të përjashtohen nga disa nga kufizimet. Ofertat për ushqime jo të shëndetshme që kërkojnë nga blerësit të blejnë më shumë artikuj për të përfituar nga zbritja, të tilla si promovimet “blini një merrni një falas” ose “3 për 2”, do të ndalohen në dyqane dhe në internet.

Kufizimet shtrihen përtej çokollatave, pijeve freskuese, ëmbëlsirave dhe patateve të skuqura, por edhe për drithërat e mëngjesit, picat, vaktet e gatshme dhe produkte të konservuara, të tilla si mish pule dhe peshk.

Elon Musk e pranon: Ekonomia e ardhshme e Marsit do të përdorë kriptovalutën

Biznesi drejt falimentit / Eksperti rekomandon paketën e tretë të ndihmës