E rëndë në SHBA, 13-vjeçari shkakton aksident të rëndë në Teksas, 9 të vdekur

168
Sigal

Një djalë 13-vjeçar ka shkaktuar një aksident në Teksas, duke vrarë 9 persona. Djali, i identifikuar si Ricky Siemens, po ngiste në mënyrë të paligjshme makinën kur goma e pasme shpërtheu dhe ai u përplas me një furgon që po transportonte lojtarët e golfit të një universiteti.

Adoleshenti dhe babai i tij 38-vjeçar Henrich Siemens, të cilët po shkonin për të marrë një makinë të re, vdiqën gjithashtu në përplasje, sipas autoriteteve.

Përplasja la të vdekur lojtarët e kolegjit Mauricio Sanchez, 19, Travis Garcia, 19, Jackson Zinn, 22, Karisa Raines, 21, Laci Stone, 18 dhe Tiago Sousa, 18 vjeç.

Mbeti i vdekur edhe trajneri i tyre, Tyler James, i cili drejtonte furgonin e Ford.

“Kjo ishte qartë një përplasje me shpejtësi të lartë”, tha Landsberg, duke shtuar se ishte e paqartë se sa shpejt po udhëtonin automjetet.
Shkaku i përplasjes nuk ishte përcaktuar të enjten, por policët kanë urdhëruar raporte të toksikologjisë dhe mjekësisë ligjore.

Ligji i Teksasit kërkon që shoferët të jenë të paktën 15 vjeç për të marrë një licencë të përkohshme dhe të paktën 14 përpara se të mund të marrin mësime për të marrë patentën e shoferit.