E rëndë në Greqi/ I moshuari rrëshqet në akull dhe vdes në vend

179
Sigal

Një 77-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Melissia të Greqisë. Mediat vendase bëjnë me dije se ai ka rrëshqitur në akull teksa shkonte në farmaci.

Në këtë moment i moshuari ka goditur kokën duke ndërruar jetë. Ambulanca mbërriti  menjëherë në vendin e ngjarjes por 77-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Nuk dihet nëse vdekja e tij ka ardhur nga goditja në kokë apo nga shkaqe patologjike.