E rëndë në Francë, gjendet e masakruar gruaja shqiptare në shtrat, bashkëshorti në gjendje shoku

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë, ku një grua shqiptare është gjendur e masakruar në shtratin e saj me goditje të shumta thikash.

Sipas medieve franceze, gruaja 56-vjeçare është me origjinë nga Kosova. Ajo u gjet e vrarë në banesën e saj nga bashkëshorti, i cili menjëherë ka njoftuar policinë.

NOA

Çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.

Sipas raportimeve, ajo është goditur disa herë me thikë në qafë.

Bashkëshorti i viktimës akoma nuk është intervistuar nga hetuesia, pasi është në gjendje shoku dhe është shtrirë në spital.