Kryeministri Rama hedh në tregun e spiunazhit “vuvuzelat” e universiteteve

429
Sigal

Pasi dështoi me ligjin e “Bilbilfryrësve” për të spiunuar administratën publike dhe private, kreu i “Rilindjes” hap vende të reja pune për studentët si spiunë me pagesë kundër pedagogëve dhe dekanateve, në këmbim të një burse falas. Ky akt zbeh premtimin për metirokracinë dhe ekselencën e studimeve  në universitete

Pasi dështoi ligji i “Bilbilfryrësve”, për të spiunuar drejtuesit dhe nëpunësit e shtetit

Kryeministri Rama hedh në “tregun” e spiunazhit “vuvuzelet” kundër pedagogëve

 

Jakup B. GJOÇA

Të gjithë studentët që do të marrin bursë nga qeveria, do të jenë “fuksa” dhe spiunë! Kështu ka publikuar kryeministri Rama një VKM të qeverisë, ku do të shpërblehen me bursë nga shteti të gjithë studentët që do spiunojnë pedagogët, dekanët, rektorët, por edhe shefat e kuzhinës në mensën studentore dhe të konvikteve.

Dështimi i spiunëve “bilbilfryrës”

1 tetor 2916 hyni në fuqi Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”. Në fakt, emërtesa fillestare ishte bilbilfryrës, sipas konceptit në anglisht që njihet si whistleblowers. Sipas këtij ligji, punonjësit që do e bëjnë spiunimin në administratën publike ndaj drejtuesve, nëpunësve, shokëve të tyre, do mbrohen dhe do të shpërblehen edhe financiarisht. Ka dështuar tërësisht ligji i “Bilbilfryrësve” i qeverisë së kryeministrit Rama, sepse në prokurori dhe në gjykata nuk ka mbërritur asnjë spiunllëk për zyrtarët e lartë të administratës publike. Në fakt, “spiunët bilbilfryrës” deri tani e la bërë Opozita, madje edhe falas, derisa ka denoncuar çdo ditë korrupsionin e zyrtarëve të lartë me koncesionet dhe tenderët, por që për prokurorinë nuk ka asnjë problem korrupsioni, derisa nuk ka hetuar asnjë denoncim, edhe pse raporti i DASH për 2018 e rendit Shqipërinë si vendi më I korruptuar në rajon.

 

Kryeministri Rama rikthen “’Partinë e Punës”: Kush spiunon abuzimet merr shpërblim

 

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një nismë të re, që sipas tij do të luftonte korrupsionin. Kushdo që do të denoncojë raste abuzimesh, do të marrë shpërblim, si në rastin e studentëve që sipas Ramës do të përfitojnë zerimin e tarifës dhe bursë 1-vjeçare. Postimi i Ramës: Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare! Kjo nismë e Ramës duket se na kthen pas në kohë, kur në komunizëm, të gjithë spiunët dhe besnikët e partisë merrnin 80 lekë shpërblim për çdo rast të denoncuar. Mbetet për të parë se cilët do të jenë reagimet për këtë nismë të radhës të qeverisë.