E priste prej kohësh, më në fund aktori turk merr lajmin më të mirë në jetën e tij

880
Duket se roli i “Kahraman” tek telonovela “Një pjesë e imja” i është përshtatur më së miri aktorit të njohur turk Ozçan Deniz. 45- vjeçari në pothuajse çdo intervistë, teksa ndaleshe të tregonte për jetën e tij private dhe marrëdhënien me 25- vjeçaren Feyza Aktan, rrëfente se donte shumë që të kishte një fëmijë.
Dhe kjo ëndërr është bërë realitet. Siç shkruajnë mediat turke “HT Magazin” Feyza Aktan është rreth dy muajshe shtatzënë, një lajm që e ka lumturuar pa masë aktorin.
Çifti janë së bashku prej mëse një viti, madje po planifikonin edhe dasmë, e cila thuhet se është shtyrë pasi aktori turk dhe e dashura e tij duan ta kalojnë këtë periudhë në qetësi.
“Kahraman” rrëmbeu zemrat e shikuesve shqiptar me rolin e tij tek seriali “Një pjesë e imja”. Ai ishte i martuar me “Defnen”, por prej vitesh çifti nuk mund të bënte fëmijë, dhe paguan një vajzë që të mbante në bark fëmijën e tyre.
Gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin parashikuar. “Kahraman” u dashurua me “Elif”, u martuan dhe sollën në jetë 2 fëmijë. Sigurisht nuk ka ndodhur pikërisht kështu në jetën e tij reale, por duket se dëshira e madhe për të pasur një fëmijë e ka shoqëruar atë përveç se në rol, edhe në jetën private.
Sigal