E lyer me ‘gjak’! Sulmohet kisha ku prifti grek përdhunonte për 4 vite adoleshenten shqiptare (Fotot)

111
Sigal

Kisha, në të cilën shërbente prifti që përdhunoi një të mitur shqiptare, është sulmuar gjatë natës së kaluar.

Ngjarja dyshohet se është vepër e organizatave të majta. Në muret dhe portën e kishës është hedhur bojë dhe janë shkruar parrulla kundër dhunimit të grave.

Më herët, një sulm i ngjashëm u shënua në statujën e heroit të revolucionit grek Kolokotroni.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pedhunimi i të miturës që në moshën 12-vjeçare për gati 4 vitesh ka tronditur vendin. Opinioni grek shprehet i shokuar dhe kërkon dënimin maksimal të autorëve.

Ka qenë denoncimi i 16-vjeçares, e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 12-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.

Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.

Ai vetë është prind i tre fëmijëve. 37-vjeçari ka mohuar akuzat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.

Ai u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.

Sinodi i shenjtë i kishës greke urdhëroi menjëherë pushimin e tij nga puna dhe nisi një hetim të brendshëm lidhur me ngjarjen.