E gjeni dot sa pagoi dikush për këto shapka të Steve Jobs?

111
Sigal

Sa do të paguanit për një palë shapka të përdorura? Ok, e ndryshojmë pyetjen: Sa do të paguanit për një palë shapka të përdorura të Steve Jobs? Teksa ju mendoheni, dikush tjetër i ka tashmë të tijat. Për sa para?

Një person shpenzoi më shumë se 200,000 dollarë për një palë shapka të vjetra Birkenstock në pronësi dhe të veshura nga bashkëthemeluesi i ndjerë i Apple, Steve Jobs – duke vendosur një rekord për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një palë shapka në ankand.

E gjeni dot sa pagoi dikush për këto shapka të Steve Jobs?

Shapkat Arizona prej kamoshi kaf, të cilat pritej të shiteshin për 60,000 dollarë, u shitën për $218,750 kur dolën në ankand në Julien’s Auctions. Para shitjes, shtëpia e ankandeve tha se shapkat ishin një element kryesor i garderobës për Jobs në vitet 1970 dhe ’80. Ai ndërroi jetë në vitin 2011 nga kanceri i pankreasit.

Birkenstocks u gjetën në plehra nga Mark Sheff, një ish-menaxher i shtëpisë së Steve Jobs.

“Steve Jobs ndryshoi botën jo vetëm me risitë e tij revolucionare, por edhe me stilin e udhëheqjes së biznesit dhe modën në veshjen e shapkave,” tha Darren Julien, CEO dhe themeluesi i Julien’s Auctions, në një deklaratë për CNN. “Këto Birkenstocks u veshën nga Jobs teksa ai bëri histori në krijimin e kompjuterit Apple dhe ishin elementi kryesor i ikonës së teknologjisë.”