Dy shqiptarë kapen me 11 kg heroinë në kufirin Itali-Zvicër

Dy shqiptarë 34 dhe 25 vjeç, me banim në Shqipëri, janë arrestuar në Chiasso pasi iu gjetën 11 kilogramë heroinë, ka bërë të ditur policia e kantonit zviceran dhe ajo lokale të enjten, shkruan “Tagblatt”.

Të dyshuarit ishin në një veturë me targa nga Shqipëria dhe po përpiqeshin të hynin në Zvicër nga Italia.

Sigal

Por vetura e tyre u vendos të kontrollohej nga një grup specialistësh, të cilët zbuluan substancat e paligjshme. Dy shqiptarët akuzohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Drogat Narkotike.