Pritet zyrtarizimi, Esat Mala shfaqet në stërvitje me klubin e ri në Superiore

219
Sigal

Esat Mala duket se është edhe zyrtarisht një futbollist i ri i Vllaznisë. Mesfushori i cili në vitet e kaluara ka qenë një nga pikat kyçe të Partizanit, ka zgjedhur që t’i bashkohet kuqebluve të cilët ndërhynë duke gjetur akordin me lojtarin vetëm një ditë më parë.

Futbollisti kishte oferta edhe nga Partizani e Kukësi për t’iu bashkuar në sezonin e ri këtyre ekipeve, por duket se oferta që i ka ardhur nga Shkodra dhe projekti i kuqebluve e ka bindur që të nisë këtë aventurë të re.

Mala nuk ka pritur zyrtarizmin e tij para mediave, por ka nisur menjëherë përgatitjet me Vllazninë. Ai ka qenë i pranishëm që në seancën e parë stërvitore të ditës së sotme që ekipi ka kryer në Pogradec, siç shihet në foton e publikuar nga ”Shkodra Sport”, me lojtarin i cili është vënë menjëherë nën urdhrat e Mirel Josës.