Drogë në frigoriferin e hotelit, si i zbuloi qeni dy të rinjtë shqiptarë në Rimini

116
Sigal

Pasditen e djeshme, policia e Riminit ka arrestuar dy shqiptarë me akuzën e shpërndarjes së drogës.

Në orën 17:20 policia ka shkuar në një hotel në Marina Centro për të kryer kontrolle  pas informacioneve që kishte marrë.

Kur agjentët kanë nisur kontrollin  i kanë rënë në sy dy shqiptarët të cilët tentuan t’i shmangeshin kontrollit dhe u kthyen me shpejtësi në dhomën e tyre.

Në këtë moment është kërkuar ndihma e qenve të drogës.

Qentë kanë çuar agjentët në dhomën e dy të rinjve.

Në dhomën e hotelit u zbulua droga e fshehur. Të rinjtë përveçse e kishin mbështjellë me rroba e kishin fshehur në frigorifer.

Ata u arrestuan dhe ndodhen në pritje të gjykimit. Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Riminit.