Drama e Emiliano Sala, gjehet një trup në mbetjet e avionit

373

Në mbetjet e avionit që transportonte Emiliano Sala, të zbuluar në fund të kanalit të La Manshit është gjetur edhe trupi i një njeriu. Lajmi bëhet I ditur nga Departamenti Britanik i Transportit, që nuk jep detaje të tjera. Në këto momente nuk është e qartë, nëse trupi është i sulmuesit argjentinas, apo i pilotit të avionit Piper Malibu, që ishte nisur nga Nanta me destinacion Kardifin në Uells.

B9718463243z.1 20190203232755 000+g1vcssgsu.2 0

Sipas mediave angleze, po punohet për verifikimin dhe identifikimin e trupit të gjetur brenda mbetjeve të mjetit. Trupi i pajetë është gjetur gjatë inspektimit të fundit të avionit në fund të detit, ndërsa menjëherë u njoftuan familjet e Emiliano Sala dhe pilotit. Ndërkohë autoritetet britanike bëjnë të ditur se vazhdon puna për rikuperimin e avionit dhe trupit të gjendur brenda tij.