Sigal

Ekipi i sportistëve të fëmijëve nga Tajlanda, të cilët janë bllokuar në një shpellë prej më shumë se dy javësh i kanë shkruar një letër prekëse prindërve dhe mësuesve të tyre.

“Mos u shqetësoni…ne të gjithë jemi të fortë”, ju dërgojnë mesazh ata.

Mes të tjerave ata kanë renditur edhe një listë me ushqimet që kërkojnë nga prindërit që tu dërgojnë, ku nuk harrojnë, edhe pulën e skuqur.

Gjithashtu ata kanë edhe një kërkesë fëminore, për mësuesit e tyre; “Mos na jepni shumë detyra shtëpie, kur të kthehemi”.

Djemtë dhe trajneri i tyre po eksploronin shpellën, kur u bllokuan nga përmbytjet më 23 qershor. Ndërsa trajneri i djemëve në një letër të veçantë i shprehte keqardhje prindërve të 12 lojtarëve. Në letrën e tij, trajneri 25-vjeçar Ekkapol Chantaëong siguroi prindërit duke thënë: “Të dashur prindërit e të gjithë fëmijëve, tani të gjithë janë mirë, ekipi i shpëtimit po na trajton mirë.