‘Do të djeg ty dhe fëmijët’/ 6 vite përndjekje, shqiptari përfundon në pranga

176
Sigal

Gjashtë vite kërcënime, sharje dhe rrahje.

Një shqiptar është arrestuar në Itali për dhunë në familje.

Keqtrajtime dhe ofendime para fëmijëve dhe episode dhune kundër gruas që e gjeti veten të goditur me grusht në hundë, me shkelm në krah dhe me telefonin e thyer tre herë nga partneri.

Dhe më pas episodi i fundit i një seriali të gjatë, i cili ndodhi në fillim të nëntorit, kur 38-vjeçari shqiptar e goditi një çekiç dhe e ndoqi nëpër shtëpi dhe shkallët e pallatit duke e kërcënuar se do ta vriste.

Gruaja italiane e shqiptarit së bashku me tre fëmijët, më i madhi 10-vjeç arriti që të arratisjen duke gjetur strehë te fëmijët.

Më pas ndërhyri policia duke e arrestuar shqiptarin. Gruaja rrëfeu përpara hetuesve se shqiptari, jo vetëm atë, por kishte kërcënuar edhe fëmijët.

‘Të djeg ty dhe fëmijët’ kështu më kërcënonte, deklaroi gruaja.

‘Askush nuk do të hyjë në këtë shtëpi. E kam ndërtuar vetë dhe e shkatërroj’ ishte një tjetër kërcënim