Dje termometri regjistroi temperaturën më të lartë në këtë vend Europian

266
Sigal

Siçilia mund të jetë bërë vendi që ka shënuar këtë vit temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Europë.

Edhe pse meteorologët nuk e kanë konfirmuar ende këtë gjë, në Sirakuzë, një qytet në bregdetin juglindor të ishullit italian, u regjistrua temperatura prej 48.8C të mërkurën, sipas meteorologëve vendas.

Ndërkohë që temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në kontinentin evropian është 48C, në Athinë në vitin 1977.

Temperatura rekord në Sicili ende nuk është konfirmuar nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), e cila do të duhet të verifikojë regjistrimin që ajo të bëhet rekordi i ri evropian i temperaturës.