Djali i gazetarit të vrarë mbërrin në SHBA

511
Sigal

Djali i madh i gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, ka mbërritur në SHBA, me anëtarët e familjes, raporton BBC.

Salah Khashoggi nuk kishte arritur më parë të largohej nga Arabia Saudite për shkak të kritikave të babait të tij për udhëheqjen në vend.

Ai u fotografua të martën duke marrë ngushëllime nga princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman.

Salah i shtrëngoi dorën për pak kohë princit të kurorës Mohammed  dhe shumë e kanë konsiderojnë si një takim të ftohtë midis tyre.

Ndërsa të tjerë thonë se takimi i së martës mund të ketë qenë çmimi për lejimin e Salah të largohej nga vendi.

Jamal Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë.

Prokurori publik i Arabisë Saudite tha të enjten se vrasja e tij ishte e paramenduar.

Dhe Rijad nuk ka dhënë ende një shpjegim të besueshëm për mënyrën sesi  Jamal Khashoggi është vrarë dhe se kush e ka dhënë urdhërin.

Hetuesit turq thonë se princi i kurorës ka qenë në dijeni të asaj që ka ndodhur.

Rijadi mohon se Princi  kishte një rol në vdekjen e Jamal.