Dikush e ka zgjidhur problemin për rradhët e gjata për të pasur Appel-in e ri

431
Pasi javën e kaluar u shitën online të gjithë telefonët iPhone 6s që ishin gjendje, tashmë gjenerata e re e telefonave Apple ka nisur të shitet në dyqane në të gjithë botën. Australia ishte vendi i parë ku iPhone 6s u shit dorë më dorë, ku një grua kishte lënë robotin për të zënë radhë në vend të saj në mënyrë që të mos ishte e detyruar të flinte gjithë natën jashtë. Dyqanet e Apple janë hapur për të shitur iPhone 6s dhe në Britaninë e Madhe, Japoni, Kinë dhe vende të tjera. Por këtë herë nuk ka pasur radhë të gjata pasi shumë njerëz kanë rezervuar online.
Sigal